Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 99, Isak Neziri, ka vizituar kompaninë “AR KATANA”, ku është pritur në takim nga pronari i kësaj kompanie, Muhamet Ajrullahu dhe Demush Ramadani, vëllai i heroit kombëtar, Agim Ramadani – Katana.
Neziri, duke vlerësuar punën e kësaj kompanie, ka thënë se “mikpritja dhe përkushtimi i tyre janë shembulli më i mirë i atdhedashurisë dhe kontributit të palodhur për një Kosovë ma të mirë!”.
“Me lavdi të jashtëzakonshme për trimin e rrallë që i dha Zhegra Kosovës dhe lëvdata për punën mbresëlënëse në zhvillimin ekonomik të vendit, ishte nder i veçantë takimi me Muhamet Ajrullahun, vizionarin pas gjigandit AR KATANA në Gjilan, dhe Demush Ramadanin, vëllain e heroit kombëtar Agim Ramadani. Mikpritja dhe përkushtimi i tyre janë shembulli më i mirë i atdhedashurisë dhe kontributit të palodhur për një Kosovë ma të mirë! #pdk131 #isakneziri99”, ka shkruar Neziri në Facebook.