-0.7 C
New York
Friday, December 12, 2025

Buy now

99-shi i PDK-së për deputet, Isak Neziri viziton Gjimnazin në Drenas: “Mbështetja e nxënësve mbetet prioritet”

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 99, Isak Neziri, ka zhvilluar sot një vizitë në Shkollën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas, së bashku me drejtorin e arsimit në komunë, Naim Doberdolani.

Neziri tha se Kosova e ka potencialin për zhvillim, por sipas tij, çelësi mbetet investimi në arsim cilësor dhe krijimi i kushteve më të mira për nxënësit.

“Sot pashë nga afër përkushtimin dhe punën e palodhur që po bëhet për t’u dhënë nxënësve mundësitë që meritojnë. Mbështetja e shkollave dhe e nxënësve ka qenë dhe mbetet një nga prioritetet e mia si afarist,” u shpreh Neziri.

Ai theksoi se investimi në arsim është investim në të ardhmen e Kosovës dhe se përkushtimi për këtë fushë do të vazhdojë edhe në nivel qendror.

 

Të ngjashme

Të fundit