Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 99, Isak Neziri, ka pritur në takim në Parkun e Biznesit në Drenas, afaristin e suksesshëm në Gjermani.
Neziri ka thënë se Faruku ka shprehur interes të investojë në Kosovë.
“Nga fjalët në vepra. I lumtur që sot mirëprita në Parkun e Biznesit në Drenas një afarist të suksesshëm nga Kosova në Gjermani, mikun tim Farukun. I njohur me kompaninë e tij Luki Lichterbung që punon reklamat për brendet më të njohura botërore si Lidl, Porsche, Suzuki e të tjera, Faruku është shprehur i gatshëm të investoj edhe në Kosovë. Shumë shpejt do të prezantohet edhe kapaciteti i numrit të punësuarve dhe modelit biznesor. Vizioni për punësim të grave dhe të pothuajse ka nisur”, ka shkruar Neziri në Facebook.
#pdk131
#isakneziri99