Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 99, Isak Neziri është takuar me Kadire Tahirajn, drejtoreshë e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave.
Ai ka thënë se Tahiraj është zëri i grave të dhunuara gjatë luftës, zëri i forcës dhe dinjitetit së tyre.
“Takim frymëzues me znj. Kadire Tahiraj, drejtoreshën e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave. Ajo është zëri i grave të dhunuara gjatë luftës, zëri i forcës dhe dinjitetit së tyre. Mbi 700 gra krijojnë art në këtë qendër. Pikturat dhe punimet e tyre të dorës janë dëshmi e një historie që s’duhet harruar kurrë. Përkushtimi i tyre na kujton se drejtësia dhe dinjiteti nuk janë vetëm fjalë, por kauza që duhet mbështetur! Me Bedri Hamzën kryeministër, do ta bëjmë këtë”, ka shkruar Neziri në Facebook.
#pdk131
#isakneziri99