16.1 C
New York
Thursday, May 15, 2025

Buy now

Osmani për takimin me liderët: Kosova ka nevojë sa më parë për Kuvend

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani ka folur për takimin që ka thirrur të mbahet nesër me liderët e partive politike për të gjetur një zgjidhje për formimin e institucioneve të reja.

 

 

Në një konferencë për media pas takimit me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, ajo është shprehur se është e nevojshme që sa më parë të konstituohet Kuvendi, pasi është në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve.

“Unë i falënderoj të gjithë liderët e partive politike që janë përgjigjur pozitivisht. Kjo është vetëm fillimi i një serie takimesh, ne do të vazhdojmë varësisht sesi shkojnë diskutimet nesër, do të vazhdojmë qoftë në atë format, qoftë në formate të ngjashme, qoftë në takime një nga një me liderët e partive”.

“Si institucion i Presidencës jemi në zbatim të detyrave kushtetuese dhe siç e dini neni 84 përcakton që presidentja e vendit ka për detyrë që të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve. Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës rrezikon pikërisht funksionimin kushtetues të institucioneve të Kosovës që është edhe arsyeja se pse i kam ftuar liderët , që të diskutojmë rrugën përpara”.

 

 

“Nuk do të doja të paragjykoja tani për rezultatin, duke vënë parësor interesin e vendit, Kosova ka nevojë sa më parë nevojë për Kuvend, qoftë se jo për asgjë tjetër, në mënyrë që të ketë vendim të Kuvendi të Kosovës sa i përket planit të rritjes, por ka edhe shumë marrëveshje ndërkombëtare dhe ligje, në qoftë se nuk ratifikohen sa më parë pëson Kosova dhe qytetarët”, ka thënë Osmani.

Të ngjashme

Të fundit