Papa Leo XIV ka mbërritur në Kapelën Sistine dhe Mesha ka filluar.

Raportohet se pas meshës, Papa pritet të drekojë me kardinalët që ishin pjesëmarrës në zgjedhjen e tij.

 

Shërbesa e Papës ka nisur me një lutje për të pranuar mëkatet e për të kërkuar faljen e Zotit.

Atij i është bashkuar kongregacioni, duke kënduar dhe duke marrë pjesë në liturgji.

 

 

Papa Leo XIV,  është amerikano-veriori i parë që është zgjedhur si udhëheqës i Kishës Katolike, ndërsa në fjalimin e tij të parë të mbajtur si Papë, ai foli në anglisht, spanjisht dhe italisht duke përçuar mesazh për “paqe dhe unitet”

Katolikët dhe liderë nga gjithë globi janë duke vazhduar të ndajnë urimet për papën e ri, përfshirë edhe presidenti amerikan Donald Trump, i cili e cilësoi zgjedhjen e tij si një “nder të madh.