Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 96, Lulzim Nika, ka thënë se Tërsteniku është ndër vendbanimet më të mëdha të komunës së Drenasit dhe po ashtu është ndër bazat më të forta të PDK-së.
Ai ka thënë ky entuziazëm është vërejtur edhe sonte në tubimin që mbajtëm për të prezantuar vizionin për një Kosovë ma mirë.
“Tërsteniku ka histori të madhe siç e ka edhe zemrën e madhe, prandaj ndihem i nderuar për mbështetjen e madhe që mora nga banorë të kësaj ane dhe njëkohësisht theksova se angazhim im në parlament, do të ketë synim ato dinamika zhvillimore që ndikojnë në mirëqenien e banorëve të Tërstenikut dhe mbarë Drenicës!”, ka shkruar Nika në Facebook.
#PDK131✅
#BedriHamza1✅
#LulzimNika96✅