Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 96, profesor Lulzim Nika, ka thënë gjatë takimeve në Baicë dhe Drenas II se mbështja ishte e jashtëzakonshme.
Me këtë rast, ai është shprehur i bindur se do të fitojnë më 9 shkurt.
“Sonte patëm nderin të jemi të pranishëm në Baicë dhe Drenas II, ku u dëshmua përkushtimi dhe vendosmëria për një fitore të madhe më 9 shkurt. Mbështetja e fuqishme për planprogramin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës ishte e jashtëzakonshme”, ka shkruar Nika në Facebook.
#PDK #MaMirë
#BedriHamza1
#LulzimNika96