Kandidati për deputet i PDK, Lulzim Nika, ka marrë mbështetjen e Kryetarit të Komunës së Kaçanikut, z. Besim Ilazi.
“Të gjithë ne, jemi të bashkuar rreth programit të fitores së Kryeministrit të ardhshëm, z. Bedri Hamza dhe fitores së Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar 96-shi i PDK.
Postimi i plotë:
Pata kënaqësinë dhe nderin të mikpritem sot nga Kryetari i Komunës së Kaçanikut, z. Besim Ilazi, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Kemajl Murseli dhe asambleistët e nderuar të Kuvendit Komunal të Kaçanikut.
Të gjithë ne, jemi të bashkuar rreth programit të fitores së Kryeministrit të ardhshëm, z. Bedri Hamza dhe fitores së Partisë Demokratike të Kosovës.
Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe përkrahjen tuaj të pakursyer!
#PDK #Fitore
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#LulzimNika96