-4.5 C
New York
Friday, February 21, 2025

Buy now

Djali i Jakup Krasniqit: Babë, sot Kosova është e lirë, por ti jo

- Advertisement -

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, në përvjetorin e 17’të të pavarësisë së Kosovë e ka kujtuar babain e tij që po mbahet në Hagë.

Ai ka thënë se zëri i Jakup Krasniqit është liria.

“Babë, zëri yt është liria jonë – mbi 50 vite në shërbim të atdheut, Si në çdo festë tjetër, edhe sot ne jemi në Hagë pranë teje. Por më 17 Shkurt, në ditën më të rëndësishme për shtetin tonë, jemi edhe më afër, sepse kjo është dita për të cilën ti luftove, sakrifikove dhe padrejtësisht sot nuk je i lirë.”

Altin Krasniqi ka shkruar për historinë e babit të tij.

“Në vitet ’70 nise rrugëtimin në ilegalitet me parulla për pavarësinë e Kosovës. Në vitet ’80, kur okupimi rëndonte mbi supet e shqiptarëve, u dënove me 14 vite burg vetëm pse kërkove liri. Para gjykatës jugosllave, me guxim the: “Unë njoh gjyqin e popullit shqiptar, unë jam shqiptar, nuk jam jugosllav!” – një betim për liri që nuk u thye kurrë. Pas burgut, nuk u ndale asnjë ditë. Prapë në shërbim të atdheut, duke i qëndruar besnik rrugës për çlirim. Më 31 dhjetor 1991, nise rrugëtimin për luftë bashkë me Adem Jasharin dhe shokët. E kur erdhi lufta, ti ishe zëri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk fole me nofkë, por me fytyrën, emrin dhe mbiemrin tënd, duke shpallur botërisht se ky popull do të luftojë deri në fitore. Dhe ashtu ndodhi. Lufta jonë u drejtua nga njerëz si ti, që nuk i trembi plumbi, burgjet apo torturat.”

Ai ka thënë se Jakup Krasniqi nuk kërkoi lavdi për vete pas luftës, derisa ka shtuar se sot Kosova është e lirë por jo edhe ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit