Kandidati i PDK për deputet, Adnan Sogojeva, ka vizituar sot Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega në Fushë Kosovë, si dhe Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së në këtë komunë, ku është pritur nga kryetarët përkatës.
Me këtë rast, Sogojeva theksoi se veteranët dhe invalidët e luftës përfaqësojnë një kategori të lavdishme për shtetin e Kosovës dhe se ata nuk kanë nevojë për premtime, por për përkushtim të sinqertë dhe veprime konkrete.
Ai rikujtoi se angazhimi i tij ndaj kësaj kategorie nuk është i ri, duke nënvizuar se ka pasur nderin të shërbejë edhe si sekretar në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, gjithmonë pranë tyre, si në ditë të mira ashtu edhe në momente të vështira.
“Përkushtimi im për këtë kategori jashtëzakonisht meritore nuk është premtim, është zotim”, u shpreh Sogojeva.
Në fund, ai theksoi mesazhin e bashkimit dhe ecjes përpara.
Bashkë. Përpara.
#PDK130 #BedriHamza1✅






