Kandidati i PDK-së, Adnan Sogojeva, ka deklaruar se programi i kësaj partie është më i miri për Kosovën, pasi bazohet në përvojë konkrete dhe në një vizion të qartë për zhvillimin e vendit.
Sogojeva theksoi se me Bedri Hamzën në krye të Qeverisë, Kosova do të ketë një udhëheqje të sigurt, të përgjegjshme dhe të orientuar drejt rezultateve.
“Jam i përkushtuar që këtë program ta përfaqësoj me dinjitet, punë të palodhshme dhe afërsi të vazhdueshme me qytetarët,” u shpreh ai.
Në fund, Sogojeva u bëri thirrje qytetarëve për bashkim dhe përparim të përbashkët.
Bashkë. Përpara.
#PDK130
#BedriHamza1 ✅
#AdnanSogojeva95 ✅






