Me një sallë të mbushur plot dhe atmosferë entuziaste, Partia Demokratike e Kosovës hapi sonte zyrtarisht fushatën zgjedhore në Prizren. Tubimi u karakterizua me pjesëmarrje të madhe qytetare dhe mesazhe të fuqishme politike për ndryshim dhe vizion të qartë për të ardhmen e vendit.
Kandidati Adnan Sogojeva tha se mbështetja e treguar nga qytetarët është dëshmi e qartë e nevojës për një lidership të fortë dhe përgjegjës. Sipas tij, Kosova ka nevojë për drejtim të qartë politik dhe për kthimin e shpresës së qytetarëve në veprime konkrete.
“Me përgjegjësi të plotë po hyj në këtë garë, i udhëhequr nga një vullnet i palëkundur për ta shndërruar besimin e qytetarëve në ndryshim real”, u shpreh Sogojeva.
Nga ky tubim u përcoll edhe mesazhi i mobilizimit dhe bashkimit rreth vizionit të PDK-së për zhvillim ekonomik, stabilitet politik dhe përmirësim të jetës së qytetarëve.
Fushata në Prizren shënon fillimin e aktiviteteve zgjedhore të PDK-së në mbarë vendin, nën moton “Bashkë. Përpara.”
Postimi i plotë:
Sonte, me energji të jashtëzakonshme dhe mbështetje të fuqishme qytetare, u hap zyrtarisht fushata e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren. Një sallë e mbushur plot, një atmosferë që frymonte shpresë dhe vendosmëri, dhe një mesazh i qartë, Kosova ka nevojë për lidership të fortë dhe vizion të qartë.
Në këtë garë hyj me përgjegjësi, i udhëhequr nga një vullnet i palëkundur për ta kthyer shpresën e qytetarëve në veprim konkret.
Bashkë. Përpara.
#PDK130
#BedriHamza1✅
#AdnanSogojeva95✅






