Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 95, Adnan Sogojeva, ka marrë mbështetje nga banorët e Novolanit të Vushtrrisë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook është shprehur falënderues për këtë mbështetje.
Sot, në Novalan, pata kënaqësinë të jem mes kushërinjve dhe njerëzve të mi, ku u fol për sfidat, shqetësimet dhe pritjet për të ardhmen.
Mbështetja e treguar ishte e sinqertë dhe e ndjerë. Këto takime tregojnë se forca jonë qëndron te bashkimi, te fjala e drejtë dhe te qëndrimi i sinqertë.
Jam mirënjohës dhe falënderues për çdo fjalë përkrahjeje, për mikpritjen dhe për mbështetjen vëllazërore të treguar. Këto momente janë motivim dhe përgjegjësi për të vazhduar përpara me përkushtim.
Bashkë. Përpara.
#PDK130
#BedriHamza1✅
#AdnanSogojeva95✅






