Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 95, Adnan Sogojeva, ka marrë pjesë në tubimin e kësaj partie në Fushë-Kosovë, ku ishte i pranishëm edhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza.
Ai ka thënë se Fushë Kosova ka folur qartë dhe në mbështetje të PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Fushë Kosova sot foli qartë. Në një takim madhështor me qytetarët dhe me kryeministrin në ardhje Bedri Hamzën, u fol hapur për sfidat reale dhe për vizionin që e çon Kosovën përpara. Mbështetja, energjia dhe besimi që u ndjen sot janë dëshmi se rruga jonë është e drejtë. Bashkë, me përvojë dhe përgjegjësi, për zhvillim dhe siguri. Bashkë. Përpara”, ka shkruar Sogojeva në llogarinë e vet në Facebook.
#PDK130 #BedriHamza1 #AdnanSogojeva95






