3.8 C
New York
Saturday, December 13, 2025

Buy now

95-shi i PDK-së për deputet, Adnan Sogojeva: Angazhimin në politikë nuk e shoh si privilegj, por si amanet

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga PDK me numrin 95, Adnan Sogojeva, ka thënë rrugëtimi i tij politik nuk mund të ishte ndryshe përveçse i frymëzuar nga babai i tij, Abedin Sogojeva të cilin e ka pasur edhe komandant gjatë luftës së UÇK-së.

Sogojeva i cili synon mandatin e deputetit më 28 dhjetor, ka thënë se angazhimin nuk e sheh si privilegj, por shërbim ndaj shtetit.

Postimi i plotë:

Rrugëtimi im në këtë nivel të angazhimit politik nuk mund të ishte ndryshe, përveçse i frymëzuar nga babai im, prindi im, udhëheqësi im dhe njëherësh komandanti im, si në luftë ashtu edhe në paqe. Nga ai mësova se atdheu nuk dashurohet me fjalë, por me sakrificë, përgjegjësi dhe përkushtim.

Ky rrugëtim i imi në politikë nuk është privilegj. Është barrë, është përgjegjësi, është amanet. Është vazhdim i një misioni që nuk përfundoi me luftën, por që sot kërkon angazhim të ndershëm dhe shërbim të përditshëm për qytetarët.

Familja ime, ka dhënë gjithçka në shërbim të çështjes kombëtare, në luftën e shenjtë të UÇK-së. Sot, me të njëjtin ideal dhe me të njëjtën dashuri për Kosovën, dua ta vazhdoj këtë mision në politikë, nën petkun e PDK-së – partisë së themeluar nga krerët e UÇK-së dhe themeluesit e shtetit tonë.

Sot, ballëhapur, me përulësi dhe me krenari, kërkoj mbështetjen tuaj pa rezerva. Jo për veten time, por për të qenë zëri juaj në Kuvend, zëri i atyre që besojnë se Kosova ndërtohet me punë të ndershme dhe me njerëz që nuk harrojnë nga kanë ardhur.

Premtoj shërbim. Premtoj përkushtim. Premtoj dashuri të sinqertë për Kosovën dhe për njerëzit e saj.

Bashkë. Përpara.

#PDK130

#BedriHamza1✅

#AdnanSogojeva95✅

Të ngjashme

Të fundit