“Për kategoritë e dala nga lufta, për telashet dhe padrejtësitë me të cilat përballen çdo ditë, angazhimi im nuk është thjesht premtim politik është mision personal”, ka thënë 95-shi i PDK-së për deputet me numrin 95, Adnan Sogojeva.
Ai ka thënë se mbrojtja e të drejtave të kategorive të dala nga lufta do të jetë ne qendër të agjendës së tij si deputet.
“Vij nga ajo pjesë e shoqërisë që i njoh hallet e tyre dhe e di çfarë do të thotë të luftosh për dinjitet pas luftës. Prandaj, mbrojtja e të drejtave të tyre dhe përmirësimi i jetës së tyre do të jenë në qendër të agjendës sime. Sepse ata që sakrifikuan më së shumti për këtë vend, meritojnë më shumë se fjalë. Bashkë. Përpara”, ka thënë Sogojeva.
#PDK130
#BedriHamza1✅
#AdnanSogojeva95✅






