Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku para tubimit në Lipjan, ka thënë se salla është mbushur plot.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se kryengritja e djathtë nuk ka të ndalur.
“Lipjan! Salla e mbushur plot, gjysmë ore përpara, dhe qytetarë të shumtë që vazhdojnë të vijnë në tubimin e madh. Po vijmë, për pak! Kryengritja e djathtë s’ka të ndalur”, ka shkruar Abdixhiku.