Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka reaguar lidhur me anulim e disa fluturimeve në aeroportin e Prishtinës.
Aliu teksa tha se aeroporti është në shërbim gjatë gjithë kohës falë sistemit “ILS CAT lllb”, shtoi se fluturimet e anuluara erdhën si shkak i moscertifikimit të pilotëve për përdorimim e sistemit të lartëcekur.
“Aeroporti i Prishtinës është në shërbim gjatë tërë kohës, pasi ka të instaluar dhe funksional sistemin e avancuar të aterrimit ILS CAT IIIb, i cili mundëson aterrime edhe në kushte të mjegullës së dendur, deri në dukshmëri minimale prej 50 metrash.
Fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e këtij sistemi kanë aterruar me sukses, ndërsa ato fluturime pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar ose devijuar”, tha Aliu.
Ministri po ashtu shtoi se 46 ardhje-shkuarje janë realizuar me sukses, derisa 12 janë anuluar në ardhje.