7.9 C
New York
Sunday, December 29, 2024

Buy now

Tahiri: Kurti e Gërvalla do duhej të ndjenin turp për degradimin në shërbimin diplomatik

- Advertisement -

Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, ka thënë se kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministres së Jashtme Donika Gërvalla do duhej të ndjenin turp për degradimin e krijuar në shërbimin diplomatik dhe ministri.

Tahiri duke folur për takimin e Kurtit e Gërvallës me ambasadorët e Kosovës që shërbejnë në vende të ndryshme tha për gjatë katër viteve i trajtuan në mënyrën më të keqe ambasadorët dhe tani po kërkojnë që ata të shndërrohen në mjet për fushatë zgjedhore.

“… në Konferencën e Ambasadorëve, kryeministri dhe zëvendësja e tij duhet të ndjenin turp për rrëmujën e degradimin e krijuar në shërbimin diplomatik dhe në ministri. Duhej t’i vinte keq kur shihnin në sy profesionistët që, për katër vite me radhë, i trajtuan në mënyrën më të keqe të mundshme. Filluan duke e kthyer politikën e jashtme në një instrument për migracion dhe diasporë. Vazhduan duke shuar synimet dhe aspiratat e atyre që përkushtohen ndaj këtij profesioni fisnik. Dhe tani po e përfundojnë duke kërkuar që këta profesionistë të shndërrohen në mjet për fushatat zgjedhore. Konferencë? Për kë?”, ka shkruar Tahiri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit