Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në një konferencë për shtyp.
Ancelotti, tregoi edhe se kur do të rikthehet Alaba, i cili ka qenë i lënduar rreth një vjet.
“David Alaba do të kthehet në stërvitjen e ekipit më 30 dhjetor dhe ai do të jetë gati për të luajtur rreth mesit të janarit”. “Ai po kthehet. Është një lajm i shkëlqyer”, u shpreh Ancelotti.
Reali, kujtojmë se do të përballet nesër kundër Sevillës në “Santiago Bernabeu”, dhe do të jetë ndeshja e tyre e fundit për vitin 2024.