-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Rrezikimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut? Kurti thotë se duhet të pritet vendimi i Kushtetueses

- Advertisement -

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po i beson Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut lidhur me vendimin që do ta marrë për çështjen e gjuhës.

Kurti ka thënë se duhet vendim që nuk ka diskriminime.

 

 

“Së pari me çfarë kam kuptuar unë kjo është çështje në Gjykatën Kushtetuese pasi që tri dispozita për përdorimin e gjuhës janë dërguar te Komisioni i Venecias, dhe këto tri dispozita nuk janë zbatuar në të kaluarën dhe i përket Gjykatës Kushtetuese”.

“Por ta sqarojmë një gjë, nuk ka Maqedonia e Veriut ligj për shqipen dhe s’ka pasur as në të kaluarën, por ligji që përmend shifrën 20 për qind, por jo ligj për përdorimin e shqipes, por gjuhëve. Besoj që duhet të presim vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese, i cili nuk bën as përjashtime e as diskriminime, dhe i cili respekton atje. Ju e dini që në Kosovë, në Republikën tonë 93 për qind shqiptarë, 4 për qind serbë dhe serbishtja është gjë zyrtare”, ka thënë Kurti.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit