3.2 C
New York
Tuesday, November 18, 2025

Buy now

“90 për qind e kryer”, Lindon Emërllahu befason me klubin e ri, afër kalimit në Ukrainë

- Advertisement -

Mesfushori Lindon Emërllahu është shumë afër ta bëjë lëvizjen e radhës, për t’iu bashkuar klubit Metalist 1925, së paku kështu raporton mediumi nga Ukraina “sport.ua”.

Emërllahu ishte i lidhur me largimin nga Cluji që disa muaj, me rivalin FCSB si një ndër favoritët – por duket se një destinacion tjetër ka dalë në skenë.

Gjithnjë në bazë të raportimit, klubi ukrainas do t’ia paguajë klauzolën e lirimit në vlerën 1.8 milionë euro.

“22-vjeçarit i skadon kontrata në qershorin e 2028 dhe transferimi do të kushtojë 1.8 milionë euro. Sipas burimeve, mundësia e transferimit të Lindonit në kampionatin ukrainas është 90 për qind”, thuhet në njoftimin e tyre.

 Lindon Emërllahu

Problemet kyçe të Clujit në aspektin financiar shkaku i transferimeve që paguhen shumë, si Kurt Zouma dhe Marcus Coco kanë bërë që edhe klubi rumun ta konsiderojë seriozisht shitjen e Emërllahut.

Emërllahu ka qenë ndër lojtarët kryesorë të Clujit këtë edicion, ku ka zhvilluar 19 paraqitje, duke shënuar katër gola dhe dhuruar dy asistime në proces.

Kujtojmë, Emërllahu ka të zhvilluar edhe 12 paraqitje te kombëtarja e Kosovës. Ndërkohë, te klubi ukrainas do të gjente edhe dy futbollistët shqiptarë Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica.

Të ngjashme

Të fundit