16.9 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

“90 minuta në Bernabeu janë shumë të gjatë”, Reali e paralajmëron Arsenalin për “ferr” sonte

- Advertisement -

Real Madridi do ta ketë sonte një mision “jetë a vdekje”.

“Los Blancos” do të kenë punë jashtëzakonisht të vështirë për ta përmbysur rezultatin ndaj Arsenalit në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Merengues” humbën 0:3 nga Arsenali në ndeshjen e parë të luajtur në “Emirates Stadium”, ndërsa sonte e kanë shansin e fundit për të shkuar në gjysmëfinale.

E për ta arritur këtë, trupa e Carlo Ancelottit duhet ta bëjë lojën e jetës.

Reali përmes faqeve të vetë zyrtare në rrjetet sociale e kanë publikuar një pyetje që ia kanë bërë “Chat GPT”, rreth përmbysjes së madhe eventuale sonte, për ta përkthyer atë në disa gjuhë.

“90 minuta në Bernabeu janë shumë të gjatë”, ka shkruar klubi madrilen duke e paralajmëruar Arsenalin se sonte e pret një natë e gjatë në “Santiago Bernabeun” me çati të mbyllur.

Tifozët e Realit janë entuziastë për sonte dhe besojnë se Vinicius Junior e Kylian Mbappe me shokët mund ta rikthejnë rezultatin.

Të ngjashme

Të fundit