“90 minuta janë të gjata në Son Moix”, Mallorca “tallet” me Realin pas fitores

- Advertisement -

Mallorca ka marrë një fitore të madhe ndaj Real Madridit dje.

Fitorja 2-1, i largoi nga zona e rrezikut duke i dhënë shpresë për mbijetesë, me golin e “Piratit” tonë, Vedat Muriqit që i lumturoi tifozët.

Mirëpo një ditë pas ndeshjes, Mallorca vendosi të “tallet” me Real Madridin, duke bërë një postim rreth ndeshjes me mbishkrimin “90 minuta janë të gjata në Son Moix” në referencë të mbishkrimit të Realit vitin e kaluar ku shkruhej “90 minuta janë të gjata në Bernabeu”.

Për Muriqin tonë, ishte goli i 19-të në La Liga duke ju afruar gjithnjë e më shumë Mbappes

Të ngjashme

Të fundit