Home Sport 9 vjet pritje, Real Madridi fiton Kupën e Mbretit

9 vjet pritje, Real Madridi fiton Kupën e Mbretit

0
9 vjet pritje, Real Madridi fiton Kupën e Mbretit

Rrugëtimi i mbretërve në garën e dytë për nga rëndësia në Spanjë ishte shumë i mundimshëm, fillimisht duke eliminuar në 1/16 Cacerenon, pastaj Villarrealin në 1/8 e finales, Atletico Madridin në ¼, teksa në gjysmëfinale e shkatërroi Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 4:1.

Teksa edhe finalja kaloi me shumë vështirësi për skuadrën e Carlo Ancelottit, pasi Osasuna pati më shumë raste të rrezikshme të krijuara në këtë ndeshje, me vetëm posedimin e topit që iu takoi përgjatë 90 minutave.

Goli i vetëm i shënuar në pjesën e parë ishte ai nga Rodrygo në minutën e dytë të takimit, pas një momenti magjie nga Vinicius, që ishte asistues në realizimin për 1:0.

Osasuna e kërkoi shumë golin dhe këtë e arriti, me anë të Lucas Torro, i cili shënoi gol të jashtëzakonshëm në minutën e 58-të, për të barazuar gjithçka në 1:1.

Por në skenë doli sërish Rodrygo, për të mos i lënë asgjë rastit në dorë, ku shënoi për golin e fitores në minutën e 70-të, për epilogun final të takimit 2:1, me Vinicius që sërish tregoi momente magjie në aksionin e golit.

Deri në fund nuk pati ndryshim në rezultat dhe Real Madridi kështu triumfon në Kupën e Mbretit për herë të 20-të në histori të klubit, me vetëm Athletic Bilbaon (23) dhe Barcelonën (31) që kanë fituar më shumë në këtë garë. /Nacionale/

Exit mobile version