Gjatë vitit 2023 pritet të lançohet Android 14 dhe përdoruesit e këtyre telefonave kërkojnë disa opsione shtese të cilat do të krijojnë lehtësi në përdorimin e këtij programi. Ne do të shohim disa prej këtyre veçorive.
- Prania e Widgets
Përdoruesit e Android kërkojnë që të kenë mundësi të grumbullojnë aplikacionet e tyre në disa mini-aplikacione të tjera të cilat do të bënin që ekrani mos bllokohej nga ikonat e aplikacioneve të shpërndara në të.
- Vendosja e aplikacioneve në gjumë
Një veçori tjetër që dëshirojnë përdoruesit është që t’iu jepet mundësia të kalojnë në statusin pasiv ose në gjumë aplikacione të cilat nuk i përdorin. Ne kemi shumë aplikacione të cilat nuk i përdorim dhe ato na mbushin memorien si dhe ngadalësojnë telefonin gjatë përdorimit. Ky opsion na ndihmon në këtë pjesë.
- Bllokimi i aplikacioneve private
Android për momentin nuk na lejon që aplikacione të ndryshme si galeri ti vendosim një fjalëkalim. Kjo kërkohet si veçori në Android 14 sepse do të ndihmojë në ruajtjen e privatësisë.
- Battery Health
iPhone na jep mundësinë të shohim ‘’shëndetin e baterisë’’, ndërsa android akoma jo. Do të ishte mire që ne të kontrollonim jetëgjatësinë e baterisë sonë për të kuptuar më tepër rreth saj dhe nëse duhet ta ndërrojmë apo jo këtë bateri.
- Adresa të përkohshme e-mail
Për momentin asnjë telefon nuk na jep mundësinë të kemi një adresë të përkohshme e-mail dhe pse jo Android të jetë i pari program që na e mundëson. Nëpërmjet këtyre adresave ne mund të shmangim përdorimin e adresave personale në të cilat mund të na vijnë ‘’një lumë‘’ reklamash apo mesazhesh të panevojshme.
- My Ad Center
My Add Center u prezantua kohët e fundit nga Google dhe na jep mundësinë të zgjedhim vetë ne çfarë reklamash duam të shohim. Në këtë formë ne nuk shohim reklama të padobishme të cilat vetëm na harxhojnë kohën tone. Android duhet ta aktivizojë patjetër këtë opsion sepse do të na ndihmonte.
- Akses në Lock Screen
Nëse ne kemi një iPhone mund të ndryshojmë sipas dëshirës sonë lock screen-in e telefonit duke vendosur një orë të veçantë, pamje me ngjyra të personalizuara apo veçori të tjera. Disa telefona Galaxy e kanë këtë mundësi, por jo të gjithë telefonat Android. Do të ishte shumë e bukur që ne të personalizojmë pamjen e telefonit tonë.
- Kontroll mbi You
Nëpërmjet kontrollit manual You ne mund të krijojmë aplikacione individuale të cilat do të jenë private. Kontrolli mbi You do të krijojë një panel me ngjyra të veçanta të zgjedhura prej nesh si dhe prej programit të telefonit. Materiali ‘’You’’ është prezantuar nga Google dhe dita-ditës është duke u përmirësuar.
- Ndryshimi i sfondit të fotografive
Programi iOS 16 na jep mundësinë që ne të ndryshojmë sfondin e një fotografie dhe më pas ta vendosim në një vend tjetër që dëshirojmë. Ne duhet të klikojmë mbi foto dhe më pas ta kopjojmë në clipboard. Në këtë moment fotoja do të shkëputet nga sfondi dhe ne do të mund të krijojmë një sfond të ri për të.
Android 14 do të sjellë disa risi të mëdha si për shembull Materiali You, por do të shtojë në një moment të dytë (që me shumë mundësi do të jetë Android 15) opsione si grumbullimi i widgets. Në krahasim me iPhone, Android është pak mbrapa duke qenë se shumë nga veçoritë që përmendëm programi iOS i zotëron. Gjithçka që na mbetet është vetëm të shohim se çfarë ndryshimesh mund të vijnë dhe a do të na surprizojë Android