Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 89, Fetah Paçarizi, ka thënë se Kosova ka nevojë për ndryshim.
Ai ka thënë se këtë ndryshim e sjellë vetëm kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.
“Zgjidhja është e qartë dhe e domosdoshme: bashkë me Bedri Hamzën, për ta çuar Kosovën përpara”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Kosova ka nevojë për ndryshim të qëndrueshëm dhe për udhëheqje të përgjegjshme. Këtë garanci për ndryshim e ofron kryetari Bedri Hamza.
Për këtë arsye jemi rreshtuar me vendosmëri krah tij, për t’i dhënë Kosovës drejtimin e duhur dhe vizionin që i takon.
Vendi ynë nuk ka nevojë për kriza politike e as për konflikte të ngrira. Kosovës i duhet stabilitet institucional, zhvillim ekonomik dhe një rrugë e qartë drejt integrimit euroatlantik.
Zgjidhja është e qartë dhe e domosdoshme: bashkë me Bedri Hamzën, për ta çuar Kosovën përpara.
#PDK130 #BedriHamza1 #FetahPaçarizi89






