-3.7 C
New York
Saturday, December 27, 2025

Buy now

89-shi i PDK-së për deputet, Fetah Paçarizi fton qytetarët që nesër të votojnë për numrin 130: Ta hapim së bashku rrugën e ndryshimit

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 89, Fetah Paçarizi, ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mbështetjen që ia kanë dhënë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Paçarizi ka ftuar qytetarët që nesër të dalin në votime dhe të votojnë për PDK-në dhe për të si kandidat për deputet.

Postimi:

Të dashur familjar, miq, qytetarë të Prizrenit dhe të gjithë Kosovës, mbështetja juaj e sinqertë gjatë kësaj fushate më ka dhënë forcë dhe besim se ditë më të mira po vijnë për vendin tonë.

Kosova nuk meriton izolim e ngecje, nuk meriton përçarje e qeverisje me inate. Ajo meriton zhvillim, paga më të mira, mirëqenie për çdo familje dhe partneritet të fortë me miqtë tanë ndërkombëtarë.

Ju ftoj që nesër, me dinjitet e përgjegjësi qytetare, ta shfrytëzoni të drejtën tuaj për të votuar dhe ta hapim së bashku rrugën e ndryshimit.

Bashkë. Përpara.

✅ PDK – 130,
✅ Bedri Hamza – 1,
✅ Fetah Paçarizi – 89.

#PDK130 #BedriHamza1 #FetahPaçarizi89

Të ngjashme

Të fundit