Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 89, Fetah Paçarizi, ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mbështetjen që ia kanë dhënë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Paçarizi ka ftuar qytetarët që nesër të dalin në votime dhe të votojnë për PDK-në dhe për të si kandidat për deputet.
Postimi:
Të dashur familjar, miq, qytetarë të Prizrenit dhe të gjithë Kosovës, mbështetja juaj e sinqertë gjatë kësaj fushate më ka dhënë forcë dhe besim se ditë më të mira po vijnë për vendin tonë.
Kosova nuk meriton izolim e ngecje, nuk meriton përçarje e qeverisje me inate. Ajo meriton zhvillim, paga më të mira, mirëqenie për çdo familje dhe partneritet të fortë me miqtë tanë ndërkombëtarë.
Ju ftoj që nesër, me dinjitet e përgjegjësi qytetare, ta shfrytëzoni të drejtën tuaj për të votuar dhe ta hapim së bashku rrugën e ndryshimit.
Bashkë. Përpara.
✅ PDK – 130,
✅ Bedri Hamza – 1,
✅ Fetah Paçarizi – 89.
#PDK130 #BedriHamza1 #FetahPaçarizi89






