0.9 C
New York
Wednesday, December 17, 2025

Buy now

89-shi i PDK-së, Fetah Paçarizi nis fushatën me nderimim e dëshmorëve: Amaneti i tyre mbetet udhërrëfyesi ynë politik dhe rruga nga e cila nuk devijojmë

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 89, Fetah Paçarizi, ka njoftuar se fushatën zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare e ka nisur nga aty ku buron obligimi ynë moral dhe kombëtar me homazhe te dëshmorët e UÇK-së në Landovicë.

Ai ka thënë se amaneti i dëshmorëve është “udhërrëfyesi ynë politik dhe rruga nga e cila nuk devijojmë”.

Postimi i plotë në Facebook:

🇦🇱Fushatën zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare e nisëm aty ku buron obligimi ynë moral dhe kombëtar me homazhe te Dëshmorët e UÇK-së në Landovicë. Amaneti i tyre mbetet udhërrëfyesi ynë politik dhe rruga nga e cila nuk devijojmë.

Gjatë kësaj dite, bëmë homazhe edhe te Monumenti i Lirisë shtatorja e Remzi Ademajt, Komandant Petritit, në Prizren, si dhe zhvilluam një takim të rëndësishëm me Organizatën e Veteranëve të Luftës, duke riafirmuar përkushtimin tonë për respekt, dinjitet dhe përkujdesje konkrete ndaj veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve.

Partia Demokratike e Kosovës, e lindur nga lufta për liri dhe e themeluar nga heronjtë e gjallë të UÇK-së, sot po nis një betejë të re betejën për drejtësi, dinjitet dhe shpresë për çdo qytetar.

Andaj ju ftoj që të i bashkoheni rrugëtimit tonë të përbashkët.

✅ PDK – 130,
✅ Bedri Hamza – 1,
✅ Fetah Paçarizi – 89.

#PDK130 #BedriHamza1 #FetahPaçarizi89

Të ngjashme

Të fundit