Në Prishtinë është mbajtur Konventa e Partisë Demokratike të Kosovës, ku u prezantuan kandidatët për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ngjarja u zhvillua në një atmosferë pozitive dhe mobilizuese, ndërsa i pranishëm ishte edhe kandidati për Kryeministër i PDK-së, z. Bedri Hamza.

Në këtë konventë mori pjesë edhe kandidati për deputet nga Prizreni, Fetah Paçarizi, i cili garon me numrin 89 në listën e PDK-së. Paçarizi u shpreh i entuziazmuar me organizimin dhe energjinë që u pa në sallë, duke theksuar se “fryma e ndryshimit po ndihet çdo ditë e më shumë”. Sipas tij, slogani i PDK-së “Bashkë. Përpara.” reflekton në mënyrë të përkryer nevojën e momentit politik në të cilin ndodhet vendi.

Ai deklaroi se thirrja për unitet rreth një lidershipi të dëshmuar si ai i z. Hamza është një thirrje thellësisht patriotike, veçanërisht në kushtet e degradimit institucional dhe kahjes së rrezikshme që, siç u shpreh ai, ka marrë vendi gjatë viteve të fundit nën qeverisjen aktuale. Paçarizi theksoi se ndryshimi është i afërt dhe shprehu bindjen se pas 28 dhjetorit, Kuvendi i Kosovës do të marrë një “fytyrë të re”, të gatshme t’i rikthejë vendit stabilitetin dhe zhvillimin.

#Pdk130






