Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 88, Patriot Krasniqi, ka takuar të rinjtë në Prizren, ku nga ta ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka thënë se rinia në Prizren dhe kudo në Kosovë do t’i jap shtytje të fuqishme fitores së PDK-së me Bedri Hamzën kryeministër.
“Rinia në Prizren ka puls 131🫶 Të mobilizuar, me plot energji pozitive e të pandalshëm, rinia në Prizren dhe kudo në Kosovë do t’i jap shtytje të fuqishme fitores së PDK-së me Bedri Hamzën kryeministër. 🤟👍Vazhdojmë kështu të bashkuar deri më 9 shkurt, në rikthimin e madh të partisë shtetforumese🙌👏”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
#PDK131
#Bedrihamza1
#Memlikrasniqi2
#Patriotkrasniqi88