Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 88, Patriot Krasniqi, ka prezantuar programin ekonomik të partisë që përfaqëson para punëtorëve të kompanisë “Dardania Model”.
“Gjatë këtij takimi prezantuam programin politik të PDK-së për zhvillim ekonomik, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së bizneseve vendore si shtylla kryesore për krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e mirëqenies ekonomike”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Sot vizitova kompaninë “Dardania Model”🏭, së bashku me ish Kryetarin e Komunës së Shtimës dhe kandidat për deputet z.Naim Ismajli dhe znj. Aulona Syla.
Pata kënaqësinë të takohem me punëtorët dhe pronarin e saj, mikun tonë Imri Sopaj.
Gjatë këtij takimi prezantuam programin politik të PDK-së për zhvillim ekonomik, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së bizneseve vendore si shtylla kryesore për krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e mirëqenies ekonomike.
Faleminderit për kohën e çmuar dhe përkushtimin ndaj Partisë Demokratike të Kosovës dhe të ardhmes së Kosovës!
#MaMirë131✅PDK
#BedriHamza1✅
#MemliKrasniqi2✅
#PatriotKrasniqi88✅