0.2 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

88-shi i PDK-së për deputet, Patriot Krasniqi: Mbi 20 mijë mërgimtarë janë anëtarësuar në PDK

- Advertisement -

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Itali, Patriot Krasniqi, ka thënë se mbi 20 mijë mërgimtarë janë anëtarësuar në PDK.

Krasniqi theksoi se PDK-ja ka kaluar një periudhë të vështirë pas vitit 2021, kur organizimi në diasporë ishte i mangët, por ka pasur një rikthim në dy vitet e fundit.

Sipas tij, pas vitit 2021, PDK ka nisur një proces të riorganizimit në diasporë, duke themeluar mbi 10 degë dhe duke aktivizuar rreth 1 mijë nëndegë të tjera.

“Në vitin 2021 PDK-ja nuk ka funksionuar në diasporë. Pas vitit 2021, ne si PDK kemi filluar riorganizimin në të gjithë diasporën. PDK-ja në dy vitet ka punuar shumë në diasporë, ka themeluar mbi 10 degë, dhe rreth 1 mijë nëndegë. E kemi bërë një organizim shumë të mirë. Mërgimtarët e kanë prit me vullnet të madh ritkthimin e PDK-së në diasporë. Kemi statika shumë të ndryshme tani me vitin 2021 (5032 vota kishte me postë në vitin 2021).

Besoj që 5-fishohet numri i diasporës në PDK. Ne përmbi 20 mijë, kemi informacione nga degët tona, që janë regjistruar anëtarë të PDK-së”, ka thënë Krasniqi në Debat Plus.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit