Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 88, Patriot Krasniqi, ka bërë me dije se mbrëmë ka marrë pjesë në promovimin e kandidatit për deputet nga Malisheva, Mevludin Mazreku.
Krasniqi ka thënë se ka parë entuziazëm të jashtëzakonshëm për PDK-në dhe kandidatët e saj për deputetë.
“Mbrëmë me entuziazëm të jashtëzakonshëm, u bashkova për promovimin e kandidatit tonë për deputet, Mevludin Mazreku, nga Dega e PDK-së në Malishevë. Bashkë, me këtë energji dhe vullnet, do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Kosovën”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.