Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 88, Patriot Krasniqi, ka qëndruar sonte me bashkëpunëtorë në një odë në Drenicë, konkretisht në odën e Fadil Kocës në Polac të Skenderajt.
Ai ka thënë se Drenica dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë pasur rrugëtimin e përbashkët që nga dita e themelimit të PDK-së, duke mbështetur njëra-tjetrën.
“Drenica dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë pasur rrugëtimin e përbashkët që nga dita e themelimit të PDK-së. Kanë ecur dhe janë zhvilluar bashkë. E kanë mbështetur njëra-tjetrën në sfidat e mëdha të lirisë dhe shtetndërtimit, të zhvillimit dhe modernizimit të jetës. #mamirë #bedrihamzakryeminister #patriotkrasniqi88”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.