Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 88, Patriot Krasniqi, ka falënderuar pronarin e një shtypshkronje në Prizren për mbështetjen që është duke ia dhënë në fushën elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Po ashtu, ai ka falënderuar edhe qytetarët për mbështetjen që janë duke i dhënë në garën për deputet.
“Falëndëroj mikun dhe bashkëvendasin tim, Zaim Xhemaj, pronar i shtypshkronjës dhe shtëpisë botuese Iprint në Prizren, i cili me punën e stafit të tij e ka bërë edhe më të bukur fushatën time për deputet në Kuvendin e Kosovës. Zaimi po bën një punë të mrekullueshme dhe është një ndihmë e madhe në këtë garë zgjedhore! Falëndëroj të gjithë ata që në forma të ndryshme po më mbështesin mua dhe Partinë Demokratike të Kosovës në këto ditë tepër të rëndësishme për vendin”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
#MaMirë
#BedriHamza1
#Memlikrasniqi2
#PatriotKrasniqi88