Kandidati i PDK-së për deputet, Patriot Krasniqi, ka zhvilluar fushatên në Drenas, raporton Scanner.
Ai ka vizituar familjen Kiçina, e cila ka dhënë një kontribut të madh për vendin ndër etapa.
“Drenasi, bastioni i PDK-së si gjithmonë është mobilizuar fuqishëm në mbështetje të subjektit tonë dhe kandidatëve për deputetë”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Jashtëzakonisht i nderuar me pritjen që na u bë sonte në konakun e Semidin Kiçinës vëllai i heroit të kombit Milazim Kiqinës në Drenasin heroik.
Familja e madhe Kiçina ka dhënë një kontribut të madh për vendin ndër etapa, për çka të gjithë shqiptarët i jemi mirënjohes e falëndërues.
Së bashku me komandantin e UÇK-së, Musë Jashari dhe mikun tim Sadri Shala, sekretarin e përgjithshëm Sefer Buzhala, Mergimin, Nexhin, Sherifin ndamë pikëpamjet tona për sfidat që e presin vendin, me theks të veçantë zgjedhjet e 9 shkurtit.
Poashtu, falëndëroj këtë familje të shquar patriotike për dhurimin e një libri të veçantë të cilin do ta lexoj më shumë dëshirë.
Drenasi, bastioni i PDK-së si gjithmonë është mobilizuar fuqishëm në mbështetje të subjektit tonë dhe kandidatëve për deputetë.
#Mamirë
#BedriHamza1
#PatriotKrasniqi88