Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha sot se në Prokurori u ka treguar për lajmin që e ka publikuar RTK-ja, duke sulmuar dy media të Kosovës.
Këtë deklaratë të saj, kreu i AGK-së, Xhemajl Rexha, e quajti “skandaloze” sonte në Pressing në T7.
Deklarata është skandaloze, asnjë gazetar nuk e ka pyet për raportimin e gazetës së Bosnjës, vetë ka folë, është ofru me folë tha që e kam kry detyrën me paraqitë”, tha Rexha në Pressing.
“Ju e keni parë një lajm në RTK, ku në këtë rast është përmendur Nacionalja dhe Periskopi, u publikua në RTK, unë i kam dhënë informacione edhe Prokurorisë në lidhje me këtë lajm. Kjo është media kredibile. Unë i kam ofruar para prokurorisë ato që i kam parë edhe vetë”, ka thënë ministrja Haxhiu sot, e cila u mor në pyetje nga prokuroria për deklaratën se “Serbia ka ndikim në burgjet e Kosovës”.
AGK është shprehur se “nëpërmjet kësaj deklarate skandaloze, zonja Haxhiu, ka sulmuar përnjëherë mediat dhe ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë”.