9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Berisha për VV-në: Nuk duhet t’i nënshtrohen shantazhit të Listës Serbe

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, e sheh bojkotin e Listës Serbe në procesin e votimit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës si një shantazh ndaj Qeverisë së Kosovës.

Si shantazh ndaj Qeverisë së Kosovës e ka parë deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, bojkotin e Listës Serbe në procesin e votimit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të vendit, i cili është caktuar për 21 prill.

Berisha i ka kërkuar Qeverisë që të mos bie pre e këtij shantazhi të Listës Serbe.

“Kjo është një tendencë për të shantazhuar, shtrirjen e ligjshmërisë apo marrëveshjet që i ka arritur vetë kryeministri ën Bratislavë. Dhe tani Qeveria nuk duhet të lejojë të shantazhohet nga Lista Srpska. Dihet që është një mekanizëm i Beogradit. Një mekanizëm që në vazhdimësi ka provu me pengu procesin.

Vetë fakti i moszbatimit të detyrimeve nga marrëveshje e Bratislavës. D.m.th. mbajtjen së referendumit, largimit për këtë procedurën formale edhe pse për mua ka qenë diskriminuese për votuesit e e këtyre kryetarëve aktual. Të cilet nuk janë thirrur fare të nënshkruajnë atje listën për një referendum… po bëhet një precedent i rrezikshëm për vendin. Këtu tendenca ishte për të shtensionuar situatën”, ka thënë Berisha në “FIVE” të Dukagjinit.

“Këto kushte Kosova i plotësi por po shihet që nuk janë maturuar mirë. Nuk mund me pranu ti njëanshëm gjithmonë. Këta kanë pranuar detyrime më shumë se iu kanë thënë… pra këtë formulë e kanë vu në veprim pa e konsoltu me partnerët ndërkombëtar dhe pa iu garantu ata se pala serbe e zbaton njëjte”.

Berisha ka theksuar se katër kryetarët shqiptarë në veri të vendit duhet ta vazhdojnë deri në fund mandatin

“Nëse Lista Serbe mundohet të abuzojë në këtë formë, atëherë këta kryetarë nuk mund të largohen. Mandati i tyre është i vendos në mënyrë shumë legale dhe legjitime dhe e kanë pranuar edhe ndërkombëtarët”, ka theksuar Hiseni

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit