14.1 C
New York
Wednesday, October 15, 2025

Buy now

‘‘840 ditë nën sanksione të BE-së’’, Hamiti: Kosova ka degraduar institucionalisht në kohën e udhëheqësve aktual

- Advertisement -

Muhamet Hamiti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar udhëheqësit e vendit, duke thënë se për shkak të atyre që morën detyrat pas zgjedhjeve qendrore të 2021, Kosova ka degraduar institucionalisht.

Hamiti ka theksuar se vendi vazhdon të jetë nën sanksionet BE-së, duke përmendur edhe pezullimin e dialogut të planifikuar Strategjik nga ana e SHBA-së.

Postimi:

KOSOVA – 840 DITË NËN SANKSIONE TË BE-SË

Kosova është tash e 840 ditë nën sanksione të BE-së për shkak të politikave të Albin Kurtit dhe të Qeverisë së tij. Na janë pezulluar mbi 600 milionë euro për projekte jetike për qytetarët.

Tash e 6 muaj Albin Kurti po qëndron kundërligjshëm në krye të Qeverisë së Kosovës, në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, e cila nuk i lejon deputetit të mbajë pozitë ekzekutive.

Tash e dy muaj BE-ja nuk e takon në ndërtesën e Qeverisë as deputetin Kurti as kolegët e tij të tjerë të VV-së që po qëndrojnë kundërligjshëm në detyra ministrore. Zonja Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, e takon sot deputetin Albin Kurti në Kuvend.

Edhe SHBA-të e pezulluan Dialogun Strategjik me Kosovën muajin e kaluar.

Kosova ka degraduar institucionalisht në kohën e udhëheqësve aktualë të shtetit, që i morën këto detyra mbas zgjedhjeve nacionale të shkurtit të vitit 2021.

Të ngjashme

Të fundit