27.1 C
New York
Sunday, July 13, 2025

Buy now

84 mijë euro dhe 22 vetura të konfiskuara në rastin “Brezovica”

- Advertisement -

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka zhvilluar një aksion të madh në rastin “Brezovica”.

Si rezultat 15 persona janë arrestuar deri më tani.

Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë prokurori i rastit, Rasim Maloku.

Maloku tha se janë konfiskuar 84 mijë euro dhe 22 vetura.

“ Po ashtu janë konfiskuar edhe tetë armë dhe dhjetëra fishekë”, tha Maloku për Klankosova.tv

Në aksion kanë marrë pjesë edhe Njësia e Hetimeve të Doganës dhe ajo e Administratës Tatimore.

Personat e arrestuar dyshohen për “Fajde”, “Detyrim” dhe “Shmangie të tatimit”.

Të ngjashme

Të fundit