Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do t!a vizitoj sot komunën e Lipjanit.
Atje ajo do të takohet me kryetarin e kësaj komune, Imri Ahmeti.
Pas takimit, në ora 13:45, Presidentja Osmani dhe kryetari Ahmeti do të deklarohen për media.
Përveç kësaj, Osmani do të vazhdojë edhe me aktivitete tjera, ku do të takohet edhe me gratë dhe të rinjtë, komunitetet jo shumicë dhe bizneset e kësaj komune.
Njoftimi i plotë:
Agjenda mediale e Presidentes Osmani për sot (18 mars 2024)
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme do ta vizitojë komunën e Lipjanit, me ç’rast do të ketë një sërë aktivitetesh.
Në orën 13:00, Presidentja Osmani do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti. Në orën 13:45, Presidentja Osmani dhe kryetari Ahmeti, do të deklarohen për media.
Pastaj, Presidentja Osmani do të vazhdojë me aktivitete të tjera, duke takuar gra e të rinj, komunitetet joshumicë dhe biznese të kësaj komune. /