Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë ka këmbëngulur se ende nuk është marrë ndonjë vendim politik për dërgimin e raketave të lundrimit Taurus në Ukrainë.
Boris Pistorius i bëri këto komente pas regjistrimit të zbuluar të një telefonate midis zyrtarëve ushtarakë gjermanë që u përgjua nga Rusia, shkruan Sky News.
Gjatë telefonatës, oficerët kishin diskutuar përdorimin hipotetik të raketave Taurus për të sulmuar urën e Kerçit.
“Ata gjithmonë përmendën gjatë gjithë asaj telefonate, nuk ka asnjë vendim politik – as nga kancelari Olaf Scholz dhe as nga unë për të vendosur Taurus në Ukrainë”, theksoi ai.
Aleatët e Gjermanisë nuk janë të mërzitur pas skandalit rreth thirrjes së regjistruar nga rusët, shtoi ai. Ministri tha se ai informoi dje partnerët e tij në SHBA dhe MB se ishte një gabim individual.
“Ata nuk janë të zemëruar apo të mërzitur me Gjermaninë sepse e dinë që ne kemi rregulla dhe se gjëra të tilla mund të ndodhin”, tha ai.