-1.9 C
New York
Thursday, January 9, 2025

Buy now

81-shi i PDK, Rugova: Kosova mundet ma mirë, Kosova duhet ma mirë

- Advertisement -

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Floriana Rugova, ka thënë se se për një Kosovë më të mirë ekonomikisht, duhet votuar kandidatin për kryeministër nga PDK, Bedri Hamzën.

Ajo është zotuar se eksperiencën e saj në ligjbërje do ta praktikoj në të mirë të qytetarëve të vendit.

Postimi i plotê:

Kosova mundet ma mirë, Kosova duhet ma mirë!

Teksa po i ofrohemi datës 9 shkurt, në këtë datë qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin në mes të status kohës, apo të një qeverie e cila ka program të qartë, program të hartuar mbi baza të nevojave të qytetarëve.

Këtë Qeveri dhe qeverisje e ofron Partia Demokratike e Kosovës dhe Bedri Hamza si personi i duhur e i dëshmuar që i duhet Kosovës.

Që Kosova të jetë ma mirë, që Kosova të bëhet ma mirë, duhet mbështetje, duhet të votohet Partia Demokratike e Kosovës me numër 131, duhet mbështetur Kryeministri i ardhshëm i Kosovës Bedri Hamza.

Ekonomia dhe zhvillimi janë të lidhura me ligjin dhe ligjshmërinë si mishi me ashtin, andaj një qeverisje të mirë i duhen njerëz me eksperiencë e të dëshmuar.

Zotohem se eksperienca ime në ligjbërje dhe koordinim të politikave dhe integrimeve evropiane do të jetë në funksion të përfaqësimit të qytetarëve të vendit tim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

#PDK131
#bedrihamzakryeminister
#florianarugova81✅

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit