Profesori i Ekonomisë, Ujkan Bajra, ka bërë një krahasim të buxhetit të Malit të Zi dhe shtetit të Kosoëvs, duke kritikuar mungesën e politikave zhvillomore nga ana e qeveritarëve.
Ujkani ka thënë se buxheti i Malit të Zi shtet ky me popullsi më të vogël se Kosova është 3.47 miliardë euro dhe mbetet lider në rajon për orienitmin e duhur të politikave zhvillimore.
Ndërsa në Kosovë, sipas Bajrës ka mungesë të politikave zhvillimore dhe rritja ekonomike mbetet veç dëshirë.
“Kosova meriton të qeveriset më “ashpër” në amplifikimin e kapitalit, përkatësisht në rritjen ekonomike, por në mungesë të politikave zhvillimore, rritja ekonomike mbetet vetëm dëshirë.” – ka shkruar ai në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Me një popullsi për dy herë më të vogël se ajo e Kosovës, buxheti i Malit të Zi për vitin 2024 është rreth 3.47 miliardë euro ose rreth 5800 euro për kokë banori. Me pagë mesatare rreth 900 euro dhe pension bazë 450 euro.
Në rastin e Kosovës, buxheti për vitin 2024 është 3.314 miliardë euro ose rreth 2000 euro për kokë banori. Por edhe ky buxhet “i varfër” nuk po mund të shpenzohet, prandaj suficiti buxhetor në vitin 2023 ishte rreth 800 milionë euro. Në anën tjetër, paga mesatare në Kosovë sillet rreth 560 euro dhe pension bazik të moshës rreth 100 euro (pavarësisht a kanë apo nuk kanë punuar).
Nuk kemi parë asgjë deri tani, çfarë do të shohim në të ardhmen, por me një ekonomi të vogël që ka Mali i Zi, megjithatë mbetet lider në rajon me orientimin e duhur të politikave zhvillimore. Të paktën shifrat e tregojnë këtë.
Kosova meriton të qeveriset më “ashpër” në amplifikimin e kapitalit, përkatësisht në rritjen ekonomike, por në mungesë të politikave zhvillimore, rritja ekonomike mbetet vetëm dëshirë.