4.6 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

800 metra katrorë flamur, në Fier krijohet surpriza e festave të Nëntorit (Video)

- Advertisement -

Që tani, është kthyer në objekt kurioziteti. Qytetarët rendin të bëjnë fotografi sa po e shohin. Flamuri kuq e zi më i madhi në trojet shqiptare është krijuar në Fier dhe shpaloset çdo nëntor në qytete të ndryshme

Ideja e flamurit gjigand nisi me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Vit pas viti përmasat e tij janë shtuar dhe siç thotë Kristaq Ziu, do të vazhdojnë të rriten.

Rrobaqepësi Artur Latja i njohur në Fier për eksperiencën e tij, tani është kthyer në heroin e festave të nëntorit.

Ditë të tëra pune iu deshën atij dhe stafit të realizojë këtë flamur.

Si një krijim artizanal, flamuri gjigand i Fierit duhet të ishte perfekt. Kontribut vullnetar për këtë pjesë dha edhe piktorja e njohur e dekorit në Fier, Diana Gjini.

Jo rastësisht, Fieri është kthyer në qendër të aktiviteteve atdhetare dhe patriotike. Kristaq Ziu e shpjegon këtë me faktin se këtu jetojnë komunitete të shumta në harmoni me njëri-tjetrin.

Flamuri gjigand do të jetë objekt muzeal pas këtij nëntori, por një tjetër më i madh është në plan të krijohet për 115 vjetorin e Pavarësisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit