30.5 C
New York
Sunday, July 6, 2025

Buy now

8 të lënduar dje në Brezovicë: Thyerje të gjymtyrëve, lëndime të gjurit e alkool i tepruar

- Advertisement -

Të dielën në qendrën e skijimit në Brezovicë ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim u kanë dal në ndihmë qytetarëve të cilët kishin nevojë.

Sipas njoftimit të kësaj shoqate shumë qytetarë kanë pësuar lëndime gjatë skijimit si: thyerje të gjymtyrëve, lëndime të gjurit dhe alkoolit të tepruar.

“Gjithsej sot kemi ndërhyrë në 6 raste me 8 të lënduar”, njofton Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

Ndryshe, edhe në temperatura nën zero gradë Celsius, edhe pista e skijimit në fshatin Bogë në Pejë sot ka joshur dhjetëra turistë nga zona të ndryshme të vendit në një ditë me diell në fund të janarit.

Të ngjashme

Të fundit