Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi ka folur për sfidat që e kanë përcjellur Inspektoratin gjatë vitit 2023.
Nikçi thotë se numri i punëtorëve që kanë humbur jetën në vendin e punës është zvogëluar në krahasim me vitin 2022.
‘’Në vitin 2022 janë raportuar 15 raste ku punëtorët kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës si pasojë e kushteve të punës. Në vitin 2023 kemi 8 raste të humbjes së jetës së punëtorëve në vendin e tyre të punës’’, ka thënë Nikçi për lajmi.net
Më tutje Nikçi thotë se numri i gjobave ndaj bizneseve që nuk i kanë respektuar të drejtat e punëtoreve arrin shifrën prej 920.
Po ashtu Nikçi thotë se është rritur edhe numri i inspektimeve nga ana e Inspektoratit të punës.
Sipas statistikave për periudhën janar-nëntor janë realizuar 7313 inspektime dhe se deri në fund të vitit ky numër synohet të rritet.